Naftë me çmim të ulët për bujqësinë, debate në Komision për skemën e rimbursimit

Enti Kombëtar Rural kërkon uljen e menjëhershme të çmimit të karburantit për bujqësinë.Të ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, përfaqësues të fermerëve kanë bërë publike skemën konkrete për të cilën kërkojnë që të zbatohet sa më parë.Thelbi i propozimit ka qenë përdorimi i naftës vendase që do ti merret konçensionarëve dhe do të kalojë për sektorin bujqësor, gjë që do ulë ndjeshëm çmimin e naftës.Komisioni i Veprimtarisë është përfshirë nga debate të shumta në lidhje me abuzimet e krijuara me skemat e rimbursimit të naftës.Që prej 1 janarit në bazë të paketës fiskale karburantet janë rritur me 12 lekë, një kosto kjo që pritet ti rëndojë më shumë fermerëve pasi rrit kostot e prodhimit vendas.Ndërkohë që qeveria ka premtuar se shumë shpejt do të prezantohet një skemë për ti ardhur në ndihmë fermerëve.