Përmbytje dhe në Valias, banorët akuzojnë pushtetin vendor për situatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2014, 16:51
Reshjet intensive të rëna ditët e fundit kanë përmbytur mbi 30 shtëpi në Valias. Banorët shpjegojnë se e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i bllokimit të kanalizimeve, ndërkohë që bashkia e Kamzës nuk ka ndërhyrë.Banorët të indinjuar shpjegojnë se është hera e katërt që përmbyten si pasojë e reshjeve. Nga përmbytjet janë dëmtuar thuajse plotësisht orenditë shtëpiake.Ata tregojnë se tashmë përmbytja në këtë zonë është kther në një problem të përvitshëm, ndërkohë që askush nuk merr masa.