Kur drama të “përmbyt” jetën, çifti me 2 fëmijët e sëmurë jeton me 18 mijë lekë

Kjo banesë është vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës në fshatin Valias. Brenda saj jeton një familje me katër anëtarë që nuk di se kë hall të rrëfejë më parë.Sikur të mos mjaftonte mjerimi dhe përmbytja nga reshjet e shiut, çifti Tusha duhet që çdo ditë të përballen me sëmundjet e rënda të dy fëmijëve të tyre.Lavdie Tusha e lodhur dhe e zhgënjyer nga jeta bën apel për ndihmë nga institucionet përkatëse, pasi jetojnë vetëm me 18 mijë lekë ndihmë sociale.Vajza e familjes Fatmira 15 vjeçe vuan nga një sëmundje e rëndë në të dyja veshkat, gjë që e ka detyruar të mos e ndjekë rregullisht shkollën.Ndërsa djali Muhamet vetëm 10 vjeç është i sëmurë me epilepsi dhe azëm dhe nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë. Nëna shpjegon se ajo nuk mundet të punojë pasi fëmijët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm.Babai, Riza Tusha, tashmë në moshë të thyer, me lot në sy kërkon ndihmë sidomos për fëmijët të cilët kërkojnë disa kushte minimale për të jetuar.Ai shprehet se i kanë kërkuar disa herë ndihmë kryetarit të Bashkisë, por nuk ka pasur asnjë reagim.Dy bashkëshortët tregojnë se shtëpia e tyre është përmbytur disa herë dhe detyrohen që të jetojnë të komshinjtë, ndërkohë që gjithçka nga orenditë dhe veshjet kanë dalë jashtë përdorimit.