AKU, mijëra inspektime dhe masa brenda një, për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si institucioni që ka si subjekt të punës së tij sigurinë ushqimore të konsumatorit, vazhdon punën për garantimin dhe maksimalizimin e saj.Kontrollet e Autoritit Kombëtar të Ushqimit ndaj Operatorëve të Biznesit të Ushqimit (OBU) janë të përhershme dhe sistematike. Vetëm javën e dyrë të janarit 2014, janë kryer qindra inspektime në të gjithë vendin, si dhe janë marrë dhjetra masa administrative ndaj subjekteve që nuk plotësonin kushtet higjenosanitare, siç e përcakton kuadri ligjor.Vetëm në kuadër të Aktit Normativ numër 4, datë 16.08.2012, “Për Përcaktimin e Rregullave për Therjen e Kafshëve dhe Tregëtimin e Mishit të Tyre”, nga data 10.01.2017 deri më 17.01.2014, në shkallë vendi, janë kryer 1509 inspektime në pika të tregëtimit të mishit, si dhe të therjes së kafshëve. Si rezultat, janë konstatuar 366 subjekte, që nuk plotësojnë kushtet e Aktit Normativ dhe të gjitha janë bllokuar, janë vendosur 103 gjoba.Nga Sektori i Ushqimit me Origjinë shtazore, (veç inspektimeve në kuadër të Aktit Normativ), për të njëjtën periudhë, janë kryer gjithësej 258 inspektime në shkallë vendi, janë marrë 34 mostra për produkte të ndryshme me origjinë shtazore, janë bllokuar 3 subjekte , është pezulluar aktiviteti i 13 të tjerave, si dhe janë vendosur 4 gjova me blerë, nga 50 mijë deri në 100.000 lekë. Shkak për këto masa, kanë qenë mungesa e kushteve higjeno sanitare, moszbatim i detyrave të lëna nga inspektimet e mëparshme dhe për etiketim të miratuar, si dhe mungë se QKR-së.Nga Sektori i Ushqimit me Origjinë Joshtazore, nga data 10.01.2014 deri më datën 17.01.2014, janë kryer 342 inspektime, janë matrrë 55 masa administrative, si gjoba, paralajmërime, bllokime dhe asgjësime mallrash. Shkaqet janë mangësia e kushteve higjeno-sanitare, mungesë dokumentacioni, mungesë e planin DDD (Disinsektim, Deratizim, Disifektim) dhe planit HACCP (Hazard Analysis Critical Control Points - Analiza e Rreziqeve dhe e Pikave Kritike te Kontrollit).Në lidhje me kontrollin ndaj operatorëve të biznesit që prodhojnë dhe tregëtojnë bukë, janë kryer brenda 1 javë, 85 inspektime, janë vendosur 17 masa administrative, si paralajmërime, pezullime dhe gjoba, ndërsa janë marrë për analizim 2 mostra. Shkak i këtyre masave kanë qenë mungesa e kushteve higjeno-sanitare, mungesa e dokumentacionit dhe dhe mungesa e planit DDD (Disinsektim, Deratizim, Disifektim).Vëmendjes së AKU-së, nuk i ka shpëtuar as uji. Gjatë të njëjtës periudhë, janë inspektuar në shkallë vendi 64 operatorë të biznesit përpunues, tregëtues dhe përdorues të ujit dhe janë marrë 4 masa administrative, si gjoba, pezullim aktiviteti dhe paralajmërime. Shkak për këtë është bërë mosplotësimi i kushteve higjeno-sanitare dhe mungesa e dokumentacionit.Vetëm sot, më datë 20.01.2014, në qarkun Fier, Drejtoria Rajonale e AKU-së, ka organizuar inspektime me Task Force, e ngritur në kuadër të Aktit Normativ nr.4, me pjesëmarrjen e inspektorëve të Drejtorisë së Shëndetit Publik, të Drejtorisë së Tatimeve dhe me përfaqësues të Policise së Shtetit.Gjatë këtyre inspektimeve, u ushtruan kontrolle në 11 subjekte me aktivitet "tregtim mishi". Si rezultat, u bllokuan 7 subjekte, u vendosën 4 gjoba, si dhe 1 gjobë iu vendos isspektorit veterinar të Komunës Levan. Gjithashtu, u sekuestruan 76 kg mish, si edhe nje viç qe u gjënd i pa therur në ambjentet e nje subjekti që ushtronte aktivitet pa qenë i licensuar.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, garanton të gjithë qytetarët, se siguria ushqimore do të maksimalizohet dhe nuk do të ketë asnjë kompromis e tolerancë për këtë.