Opozita mbështet gjuetarët kundër moratoriumit 2-vjeçar të qeverisë
Do të ketë një moratorium të gjuetisë, duke e ndaluar këtë veprimtari për 2 vjet. Në rast se një gjuetar për sport apo për nevojë ekonomike do të veprojë kundër këtij moratoriumi do të paguajë 10 milion lekë gjobë.Diskutimet dhendryshimet në ligj u bënë në Komisionin e veprimtarisë prodhuese, por dhe brenda mazhorancës pati kundërshtime për këtë gjobë, e cila për tu vjelë është e pamundur.Deputeti, Artan Gaci, tha se gjoba duhet të jetë më e përgjysmuar dhe kohëzgjatja e moraturiumit të jëtë 1 vit, jo 2 vjet.Shoqata e gjuetarëve si dhe federatat e tyre, nëpëmjet përfaqësuesve thanë se moraturimi është i dështuar.Në fakt, sipas tyre, nuk duhet të jetë një moratorium për gjuetinë por për armët, për bllokimin e armëve të gjahut. Sipas tyre Shqipëria nuk është vend islamik për të ndaluar gjuetinë, por vendi ku duhet të ndihet policia e shtetit.Pas diskutimeve nen për nen, opozita u shpreh kundër këtij moratorium, duke thënë se ai nuk do të gjejë asnjëherë zbatim se një gjuetar e ka më mirë të shkojë 6 muaj në burg sesa të ketë mundësi të paguajë gjobët prej 10 milion lekë. Me votat e mazhorancës, moraturimi kaloi votimin në parim.