Berisha:Terror, tritol, bomba, është qëndrimi i Ramës ndaj opozitës
Pas shpërthimit të automjetit të kreut të komunës Qëndër në Vlorë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka theksuar se terrori, tritoli, bombat, burgjet, bastisjes, janë qëndrimi i Edi Ramës ndaj opozitës.Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson ngjarjen si akt të rëndë terrorist.Deklarata e BerishësTe dashur miq, sot ne rrugen kryesore te Vlores u krye nje akt terrorist me tritol i stampes politike kunder kryetarit te komunes Qender Vlore, Fredi Berberi. Ata qe nuk e munden dot me vota kryetarin e nderuar Fredi Berberi aplikuan politiken e granatave, tritolit, burgosjeve, bastisjeve te kryetarit te tyre neobllokmenit Edi Rama kunder opozites.Ne nje hark kohor 3 javor drejtues dhe eksponente te Partise Demokratike kane qene subjekt i granatave tek dera e shtepise, arrestimeve politike brutale dhe terrorit mbi familjet e tyre, thyerjeve dhe bastisjeve te selive te tyre, tritolit ne pronat e tyre, tritolit per te ekzekutuar kryetarin e komunes diten per dreke ne bulevardin kryesor te qytetit. Dhe kjo sipas Rames, njeriut qe mbjell urrejtje dhe armiqesi cdo minute ndaj opozites, eshte vetem fillimi.Duke denoncuar me ashpersine me te madhe aktin terrorist politik ndaj zotit Fredi Berberi dhe uruar atij nga zemra sherim te shpejte, duke denuar me ashpersine me te madhe terrorin, dhunen, burgosjet, bastisjet i them Edvin Kristaq Rames hiq dore nga politika e urrejtjes dhe hakmarrjes prej neobllokmeni, hiq dore nga terrori, tritoli, granatat, burgosjet, bastisjet e opozites perndryshe pasojat do te jene per ju tejet te renda. Opozita nuk mposhtet kurre!Basha dënon ashpër sulmin kriminal ndaj Berberit: Autorët të dalin para drejtësisëEdhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka dënuar ashpër sulmin kriminal ndaj të zgjedhurit demokrat, FredoBerberi.Duke i uruar shërim të shpejtë, Basha e siguron z.Berberi dhefamiljen e tij, se Partia Demokratike u gjendet pranë në këtë ditë të vështirë. Basha kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen e autorëve para ligjit.Kreu i demokratëve shpreh revoltën e tij ndaj këtij akti të shëmtuar që sipas tij është një shprehje e pasigurisë publike në vend, e revanshit të krimit dhe për fat të keq, në këtë klimë frike, më të rrezikuarit janë zyrtarët dhe tëz gjedhurit e PartisëDemokratike.