Dëmshpërblimi për të përndjekurit, Blloshmi: Ja si do të funksionojë skema

Ish-të përndjekurit, të cilët kanë të vërtetuar ne raporte mjekësore se vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe në anën tjetër ata që janë të 80-tat do të marrin të parët dëmshpërblimet.Skema e re e kompensimit të ish-të burgosurve politikë i publikuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë synon ndarjen objektive të dëmshpërblimeve, parave të cilat nuk janë marrë gjatë 2013-ës, pavarësisht premtimeve të qeverisë Berisha. Ne ishim në zyrën e kryetarit të Institutit të-ish të përndjekurve politikë “Bedri Blloshmi”, për të parë se si do të funksionojë kjo skemë.18 milion dollarë është fondi, i cili do të vihet në dispozicion. Inistituti thotë se nuk ka një listë të plotë se sa prej ish- të burgosëve do të kompesohen, megjithëse po punohet për hartimin e kësaj liste zyrtare. Këstet e para priten të paguhen deri në qershor.Gjithashtu Drejtori thotë se ka paqartësi edhe në marrjen e vërtetimeve të fëmijëve të ish-të burgosurve për lehtësim të pagesave për arsye studimesh.