Gjysma e energjisë e papaguar, task-forca për Tiranën: Humbje në rrjet

Asnjë tolerim për çdo qytetar që abuzon me energjinë elektrike. Në mbledhjen e parë të Task-Forcës për kryeqytetin, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, me tone të ashpra deklaroi se do të ndëshkohen të gjithë ata persona që vjedhin, ose nuk paguajnë energjinë. Sipas Gjiknurit gjysma e enrgjisë në vend humbet dhe kjo situatë duhet të ndryshojë urgjent.Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, u shpreh se ndërgjegjësimi duhet të nisë që nga punonjësit e administrates, të cilët duhet të kthehen në pagues të rregullt të energjisë elektrike.Humbja e energjisë në rrjet, vjedhja si dhe mospagimi i faturave ka rënduar gjendjen financiare të CEZ Shpërndarje.