Vrasja e zyrtarit në Mitrovicë, këshilltari i Nikoliç: Faji pjesërisht i yni

Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç, tha të shtunën se vrasja e këshilltarit në komunën e Mitrovicës së Veriut, ka destabilizuar mundësitë në Kosovë.Gjuriç tha për mediat serbe se qëllimet e politikës serbe në veri të Kosovës nuk kanë ndryshuar, sepse siç tha ai, duhet llogaritur në të gjitha pengesat që paraqiten në rrugëtim drejt themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.“Kjo situatë ishte tërësisht e panevojshme, dhe pjesërisht ajo u shkaktua nga mospajtimi në mesin tonë”, ka thënë ai.Të enjten pas mesnate, Dimitrije Janiçijeviç nga Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS) u vrapara shtëpisë së tij në Mitrovicën e Veriut.Janiçijeviç ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale, në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Kosovë, si dhe këshilltar komunal në Kuvendin e sapoformuar të Komunës së Mitrovicës së veriut.