Europa Juglindore 2020; çfarë duhet ndryshuar?

A e dini se kamionët me mallra nga Lubjana pёr në Tiranë udhëtojnë pёr më shumë se pesë ditë?A e dini se prodhimi i pёrgjithshёm bruto (PPB) mesatar i vendeve tё Europёs Juglindore përbën një të tretën e PBB-së mesatare të vendeve anëtare të BE-së?A e dini se në pesë vitet e fundit vendet e rajonit e kanë dyfishuar borxhin e tyre publik, dhe se 800 000 persona i kanё humbur vendet e tyre tё punës?Infrastruktura dhe ekonomitё rajonale nuk janё tё ndёrlidhura aq sa duhet. Politika e ruajtes së stabilitetit makroekonomik pёrmes rritjes sё vazhdueshme tё borxheve dhe tё pushimit nga puna të punonjёsëve ka çuar nё pasoja dramatike në secilën familje të goditur, por edhe ka lëkundur rendin dhe vlerat demokratike të cilat janё themeli i shoqërive tona.Ekonomitё e shtatё vendeve, tё marra sё bashku, janё zhvilluar aq sa vetёm ekonomia e Portugalisё. Kjo gjё duhet të ndryshojë!  Në fund të nëntorit 2013, në Sarajevë përfaqësuesit e Shqipërisë, Serbisё, Kosovës*, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Ish-Republikёs Jugosllave tё Maqedonisë dhe Kroacisë, miratuan njё strategji gjithëpërfshirëse të përgatitur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, të quajtur Europa Juglindore 2020 – Krijimi i vendeve tё punёs dhe zhvillimi në perspektivën europiane. Nё Strategjinё EJL 2020 pёrfshihen shtatë qeveri qё, me pёrkrahjen e KBR-sё dhe Komisionit Europian, janё të vendosura pёr tё siguruar cilёsi mё tё mirё jetese pёr qytetarёt e tyre dhe pёr t’i udhёhequr ata drejt daljes nga kriza.Nё realitet, kjo do të thotë hapja e një milioni vendeve të punës në rajon në shtatë vitet e ardhshme, rritja e efikasitetit  tё energjisё me 9%, dhe e produktivitetit të qeverisё me 20%, dyfishimi i tregtisë dhe i investimeve, dhe në fund rritja e rendimentit me një të tretën.Pёrveç kёtyre, ka nevojë pёr njё sistem arsimor, që do ta rriste numrin e ekspertёve tё rinj me arsim tё lartё me 300 mijë, me mundësi realiste pёr punësim; rritjen e punësimit nga 39% në 44% dhe rritjen e xhiros sё pёrgjithshme tё tregtisё nё rajon me mё shumё se dy herё, nga 94 në 210 miliardë euro.Këto janë thjesht shifra, por ato dëshmojnë për ambiciet e Strategjisë së EJL 2020, por edhe për ndёrgjegjёsimin që nga kriza nuk mund të dilet me pushime nga puna. Kriteret ekonomike për anëtarësim në Bashkimin Europian mbeten tërësisht të qarta – një ekonomi tregu funksionale dhe kapaciteti pёr konkurrueshmёri, gjithashtu aftësi për të konkurruar në tregun e Bashkimit Europian.Kriza ka vёnё nё rrezik pikёpamjet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Qytetarët e BE-sё nuk e mbështesin anёtarësimin e vendeve që janë më të dobëta ekonomikisht në krahasim me vendet anëtare tё BE-sё. Zbatimi i plotë i strategjisë EJL 2020 dhe përmbushja e qëllimeve specifike dhe tё matshme të përcaktuara në këtë strategji, është mënyra për të zbutur këto dallime, por edhe pёr t’iu afruar mё afёr standardeve të Bashkimit Europian nё edukim, punësim, kushtet e punës dhe produktivitet. Pёrveç rritjes së punësimit, qëllimi më i rëndësishëm i Strategjisë EJL 2020 është rritja e PPB-sё sё rajonit me rreth gjysmën e mesatares sё vendeve anёtare të BE-sё.Në vitet në vijim detyra kryesore e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal do të jetë të sigurojë zbatimin e strategjisë EJL 2020. Pёr arritjen e kёtij qёllimi, do të ngremё një sistem për monitorimin e progresit tё pёrgjithshёm tё secilit vend. Që tani kemi nё fuqi një plan operacional dhe plan veprimi që përfshin ekonomitë e rajonit dhe deri në 20 ministri e agjenci pёr çdo vend, 15 koordinatorё rajonalё pёr sektorët, sektorin privat, shoqërinё civile, organizatat dhe donatorët ndёrkombёtarё. Qytetarët do të informohen rregullisht pёr progresin e arritur nëpërmjet raportit vjetor të progresit tё hartuar nga Komisioni Europian.Qeveria e Shqipërisë ka miratuar strategjinë EJL 2020 – Krijimi i vendeve tё punёs dhe zhvillimi në perspektivën europiane, e së bashku me të gjitha vendet e rajonit e ka mbështetur si njё strategji tё përbashkët pёr zhvillimin e rajonit. Në procesin e zbatimit tё strategjisë EJL 2020, Shqipëria mund të presё mbështetje të plotë nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Komisioneri i BE-sё për zgjerim dhe Bashkimi Europian, siç u vendos edhe nga Këshilli i BE-sё nё 17 dhjetor 2013.Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal/Burimi: mapo.al/