Aplikimet për Shkollën e Policisë, proçesi i pranimit përfundon me 28 shkurt
Policia e Shtetit informon të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme" se procesi i aplikimeve do të përfundojë më datë 28 shkurt 2014.Nisur nga fluksi i lartë i kandidatëve të interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme", si dhe për t'u dhënë kohë të gjithë kandidatëve të interesuar, të cilët kanë tërhequr formularët e aplikimit, për të plotësuar dhe dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm, procesi i aplikimeve do të jetë i hapur deri më 28 shkurt.Policiae Shtetit rikujton se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë pranë të gjithë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin e kërkuar:- Formularin e plotësuar të aplikimit,- Fotokopje të pasaportës ose letërnjoftimit ID.- Kopje origjinale ose fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme.- Dëshmi penaliteti (formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore)- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B e cila, për gjininë më pak të përfaqësuar, mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.Në përfundim të gjithë procesit të konkurimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë.