Bashkëpunim ndërmjet Shkollave të Administratës Shqipëri-Itali, në mars marrëveshja
Në kuadër të zhvillimi të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike,me iniciativën e Ministrit të Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito dhe Ambasadorit të Republikës së Italisë në Tiranë Gaiani u mundësua vendosja e kontakteve të ndërsjella ndërmjet Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe Shkollës Kombëtare të Administratës Publike të Italisë.Në takimin e zhvilluar u diskutua rreth bashkëpunimit midis dy shkollave, mbi mundësinë e organizimit të trajnimeve të vazhdueshme për nëpunësit e Administratës Publike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së trajnimeve të Shkollës shqiptare të Administratës Publike drejt standardeve ndërkombëtare. Më konkretisht, ky bashkëpunim konsiston në:- Shkëmbimin e eksperiencës për trajnimin e Trupës së Lartë Drejtuese, duke u fokusuar në hartimin e kurrikulës për këtë qëllim.- Planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese në të gjitha sektorët e Administratës Publike, në lidhje me politikat publike, modernizimin e shtetit dhe politikat prioritare të Bashkimit Evropian.- Mbështetje për Qendrën e Kërkimeve dhe Publikimeve të ASPA-s- Pjesëmarrje të nëpunësve të administratës publike shqiptare në aktivitetet trajnuese të SNA, aktivitete këto që do të bëhen të njohura nga ASPA.- Ndihmesë në zhvillimin e e-learning, dhe dixhitalizimin e materialeve të trajnimit.- Bashkëpunime në projekte të ndryshme për të përdorur sa më mirë fondet e BE.Në muajin mars të këtij viti do të nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve, Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe Shkollës Kombëtare të Administratës Publike të Italisë.