Marrëdhëniet Shqipëri-Bullgari, Nishani aktivitet festiv për 100-vjetorin

Presidenti Bujar Nishani dhe Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev kanë marrë pjesë mbrëmë në aktivitetin e organizuar në teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Bullgari.Fillimisht dy presidentët dhe të ftuarit kanë vizituar një eskspozitë me dokumenta dhe fotografi që dëshmojnë marrëdhëniet një shekullore mes dy vendeve tona, dhe më pas janë bërë pjesë e koncertit me këngë e valle të folklorit shqiptar dhe atij bullgar. Aktiviteti i zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit është ndjekur nga të pranishmit e shumtë, ku për herë të parë dy vendet tona janë bashkuar simbolikisht në traditat mes tyre.Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri z. Ylli Ndroqi,  zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të mediave.Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev mbërriti dje në Tiranë ku u prit nga krerët më të lartë të vendit dhe vizita e tij vijon edhe sot me takime të tjera,ku presidenti bullgar është pritur në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa dje ka pasur edhe takime me kryeministrin e vendit Edi Rama si dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.Gjatë takimeve me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti i Bullgarisë është shprehur se Sofja zyrtare si një vend i Bashkimit Evropian, mbështet Shqipërinë për statusin e vendit kandidat, si dhe integrimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Bullgaria ka qenë një nga vendet e para që ka njohur edhe pavarësinë e Kosovës pas shpalljes së saj më 17 shkurt 2008-të.