Rektori i UT: Do të rishikojmë masterat; Veliaj: Shqipëria e së nesërmes "Made in Albania"

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se do të rishikojnë kriteret për master në arsimin e lartë.Sipas rektorit kreditet e pakta në masterin profisional kanë penalizuar këtë program, pasi studentët dynden për çëshje statusi në masterat shkencore, pa e parë sesa e rëndësishme është një master i tillë për nevojat që ka tregu.Vitet e fundit ka një masivizim të Universiteve. Por tregu është i ngopur dhe më të lehtë për tu punësuar e ka një elektriçist apo hidraulik, sesa një jurist apo ekonimist. Ministri Erion Veliaj rekomandon shikimin e ofertave post-sekondare në Universitete.Sipas Ministrit e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë "Made in Albania", pasi vendi ka potencialet e duhura për të hapur mjaft sektorë të rinj, por dhe për të diplomuar ekspertë të rinj në shkolla profesionale.