Gjyqi ndaj "Belle Air", vendimi për falimentin më 22 janar
Gjykata e Tiranës shtyn për në 22 janar dhënien e vendimin për falimentin e kompanisë ajrore të “Belle Air”. Në seancën e sotme gjyqësore, avokati i kompanisë argumentoi arsyet se pse kjo e fundit kërkon falimentin. Pas kësaj gjyqtari argumentoi se për shkak të kompleksitetit që mbart kjo çështje marrja e vendimit kërkon kohë, duke e shtyrë atë për 22 janar.“Belle Air” kërkon shpalljen e falimentimit për të justifikuar edhe mbylljen e fluturimeve në mënyrë të befasishme. Autoritetet e Transporteve dhe Aviacionit pretendojnë se kompania ka mashtruar dhe abuzuar. Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim kryesisht për këtë ngjarje, duke sekuestruar të gjitha dokumentacionet.“Belle Air” ka prerë bileta fluturimi edhe për të paktën 60 mijë pasagjerë të tjerë, duke i lënë në mes të rrugës, por edhe pa mundësi kompensimi të shpejtë. Kompania hetohet për mashtrim dhe shmangie e detyrimeve financiare, pasi i detyrohet Tatimeve edhe 5 milionë euro taksa.