Reforma territoriale, Meta: E domosdoshme, asnjë prapavijë politike

Lëvizja socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin e saj drejtues. Në fjalën e tij , kreu i LSI-së Ilir meta u shpreh se vota e 23  qershorit ishte mesazhi më i qartë i shqiptarëve për t`i dhënë fund trazicionit.Sipas Metës ky është një vit i reformave të mëdha siç është edhe ajo administrative dhe territoriale dhe reforma në drejtësi."Lufta kundër informalitetit, evazionit fiskal do të ndihmojnë në forcimin e ligjit, dhe realziimin e reformave që do të garantojnë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe në funksionimin e intitucioneve. Ky është një vit që do të jetë i reformave të rëndësishme, të mëdha dhe të pashmangshme. Të ndahemi njëherë e mirë me fenomenin e trazicionit dhe reforma territoriale është mes tyre shumë e rëndësishme" tha Meta.Ndërsa mohoi akuzat e opozitës se reforma territoriale ka prapavijë politike, Meta u shpreh se me këtë reformë synohet konsensusi i plotë dhe gjithëpërfshirja."Është e domosdoshme që të ecim në këtë rrugë sepse është vendimtare për të prodhuar një pushtet që ka kapacitete për planifikim strategjik, për menaxhim efikas dhe nuk ka nevojë për njësi vendore që i kalojnë prepektivat e tyre për investime që nuk shkon në dobi të qytetarëve dhe nuk synohet asnjë përsëritje të salamandrave të famshme dhe të asnjë lloj diskriminimi. Synohet gjithëpërfshirje dhe komsioni parlamentar për reformën territorial do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Komisioniy duhet të fillojë sa më shpejt punën dhe çdo gjë duhet të bëhet sa më të shpejtë në mënyrë që forcat politike të projektojnë fushatën e ardhshme të zgjedhjeve vendore" u shpreh Meta.Meta shtoi më tej se, me interes për të gjithë qytetarët është edhe reforma në sistemin e drejtësisë e cila sipas tij duhet të synojë shenjtërimin e ligjit në Shqipëri.Sipas tij, është koha për të vënë një standard të ri në drejtësi, ku ligji të jetë mbi gjithçka ndërsa shtoi se kjo reformë është e domosdoshme edhe për procesin e integrimit."Çështja e integrimit evropian është një çështje madhore që nuk ka të bëjë thjesht me statusin por me gjithë modernizimin dhe zhvillimin e vendit. Duhet të bëhet reforma e drejtësisë. Kjo është e qartë edhe nga Komisioni evropian dhe realiteti ynë ligjor ekonomik dhe shoqëror. Të bëhet një reformë që ti japi drejtim gjithë reformave. Natyrisht që kjo kërkon kohën e saj, konsensus dhe gjithë përfshirje, bashkëpunim i gjithë forcave politike duhet të bëhet pjesë edhe shoqëria dhe opinioni publik në mënyrë që të gjithë të kuptojmë që kjo nuk është një reformë që synon të shndërrojë në të prekshme apo të pa prekshme disa institucione por një reformë që të garantojë zbatimin e ligjit nga të gjithë.  Askush nuk duhet të ndihet i privilegjuar apo i shmangur nga llogaridhënia. Unë besoj se edhe në këtë drejtim ne do të ecim për realizimin e kësaj reforme që synon shenjtërimin e ligjit në Shqipëri. Ne nuk duhet të shikojmë interesat e Askujt vetëm të jemi sa më të drejtë në realizmin e kësaj reforme. Besoj se është koha për të vendosur një standardi të ligjit” tha Meta.