Dosja “Imami”, Kodheli: Prokuroria dhe gjykata do flasin, MM vijon auditimin
E ardhur nga një vizitë e frytshme në Greqi, me shumë çështje të ngritura në nivelet më të larta, por akoma pa një zgjidhje konkrete, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shprehet optimiste për zgjidhjen qoftë të çështjes së toponimeve, ashtu edhe atë detare. Në Tonight Ilva Tare, Kodheli foli për sfidat me të cilat përballet ushtria shqiptare dhe Ministria që ajo drejton, por dhe për padinë e ngritur ndaj paraardhësit të saj Arben Imami. Intervista e plotë vijon si më poshtë:Zonë e vështirë Lezha, nga ku dolët deputete?Lezha është një qark i vështirë, por jo i pamundur. Zona të vështira për shkak të varfërisë, shpresoj shumë të ndryshojnë shumë gjëra në këtë qark, që e ardhmja e qarkut të Lezhës të jetë e të rinjve.Si e pritët marrjen e detyrës në krye të MM?Ishte emocionuese, sfidë dhe shenjë besimi dhe respekti ndaj asaj që që unë përfaqësoj.Sapo jeni kthyer nga Greqia në një vizitë të nivelit të lartë?Vizita ime ishte në përgjigje të ftesës pozitive të homologut tim grek.Vizita konsistonte kryesisht në problemet që dy Ministritë tona të Mbrojtjes kanë, probleme të sigurisë, probleme të mbrojtjes. Shqipëria ëhstë anëtar I NATO-s, si i tillë ka një rol të rëndësishëm që nga siguria për rajonin e më gjerë. Shqipëria ka 35 studentë të rinj që studiojnë në akademitë ushtarake në Athinë, ka pritur dhe dy oficerë grekë, ka bashkëpunim intensiv lidhur me trajnimet, shkëmbimet e informacionit. Greqia dhe Italia bëjnë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Pra ky ishte fokusi kryesor i bisedimeve gjatë vizitës sime atje.Takimi im i parë ishte me kryeministrin Samaras, për fatin tonë të mirë Greqia është në krye të Presidencës së BE, kërkova mbështetjen për marrjen e statusit kandidat. Çështjen e toponimeve e ngrita gjatë takimit me Presidentin Papulias, mendoj që shumë shpejt do marrë zgjidhje. Ka një komision të riformatuar që do ulet të draftojë marrëveshjen. Emigrantët shqiptarë mendoj se duhet të jenë të qetë, i siguroj që qeveria shqiptare do bëjë gjithçka që jo vetëm do tu mundësohet një qëndrim i qetë, por dhe një lëvizje e qetë. Në fillim të shkurtit Bushati do të udhëtojë drejt Greqisë dhe mendoj se do ketë zgjidhje. U përmend dhe çështja e detit, ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, janë të gjitha mekanizmat për ti dhënë zgjidhje dhe kësaj çështje. Hapat cilësore janë ata që duhet ta çojnë këtë marrëdhënie në një produkt të prekshmëm. Kjo s’do jetë pengesë që Shqipëria të fokusohet në problemet që ka sot, kryesisht statusi, ku Greqia do jetë aty në mbështetje.Varrezat greke, çfarë duan autoritetet greke?Duan të identifikohen varret e ushtarëve të rënë, në cilindo skalion të luftës që mund të kenë qenë. Po punohet fort në këtë drejtim dhe është një nga çështjet që do marrë shpejt zgjidhje. Shtetit shqiptar është firmëtar i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përmes tyre do gjejë rrugën e duhur për të zgjidhur këto probleme.Si do sillen grekët me ne në qershor?Ata kanë siguruar për mbështjen që do ti japin Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat. Kjo është shumë e rëndësishme, që në fakt Shqipëria e ka merituar të paktën në dhjetor. Greqia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, kanë detyrimin historik të bashkëjetojnë, të mirëkuptohen, të punojnë dhe luftojnë në funksion të sigurisë së vendeve të tyre, rajonit e më gjerë.Me Kosovën çfarë bashkëpunimi keni në fushën e mbrojtjes, ka lobim për anëtarësimin në NATO të Kosovës?Ka lobim natyrisht. Ka shumë arsye politike dhe gjepolitike që hyjnë në këtë proçes. Shqipëria është mbështetëse me eksepriencën e saj, diplomacinë që ndihmon në këtë drejtim, partnerët tanë SHBA janë mbëshetës të këtij proçesi. Ka disa faza që Kosova duhet të kalojë, më së pari do ti mundësohet të jetë pjesë në disa agjenci rajonale që do jenë hapat e parë drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO, që gjithsesi një ditë ajo do ndodhë.Rikthyet gjeneralët e shkarkuar?Gjeneralët që ju përmendët në opinionin e gjykatave janë liruar me pa të drejtë. Gjeneral Major Zaimi dhe Lleshi janë emëruar këshilltarë.Si i keni marrëdhëniet me komandantin e Forcave të Armatosura?Të shkëlqyera. Gjërat shkojnë institucionalisht ashtu siç duhet të shkojnë.Pse nuk informuat Presidentin Nishani për armët kimike?Diskutimet kanë qenë më së shumti teknike, konfidenciale. Në punën time të përditshme kam të bëj me dokumente të deklasifikuara. Presidenti informohet, por jo domosdoshmërisht dhe specifikisht për çdo çështje. Do informohej në momentin e duhur.Çfarë angazhimi u kërkua nga ushtria shqiptare ë rast të përgjigjes pozitive?Duhet të merrnin përsipër sigurinë e vendit ku do të shkatërroheshin.Pse lejuat atë panik në popull, pse zgjodhët heshtjen?Ishte moment i vështirë, na u kërkua në bisedime që të ruanim një konfidencialitet të caktuar dhe mendoj se bëmë më të mirën. Nuk do marrim kosto, por mendoj se ne duhet të tregojmë se Shqipëria ka nderin të jetë pjesë e një operacioni të rëndësishëm që do ta bënte botën dhe në mënyrë të veçantë rajonin më të sigurtë.Akuzat e ngritura ndaj Imamit, duhet të bëheshin nga ju?Drejtuesi i institucionit është përgjegjës për çdo gjë që ndodh në institucion. Rasti ka dalë nga auditimi dhe inspektimi që nuk është bërë në vite në MM. Kanë disa sektorë që kanë 8 vjet pa u audituar dhe me ligj e kanë çdo vit dhe kjo ka rritur zullumin. Ne kemi bërë detyrën dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Shqipëria duhet të dalë nga harta e vendeve më të korruptuara në botë. Prokuroria dhe gjykatat do thonë fjalën e saj, gjithsekush duhet të bëjë detyrën e vet, ne bëmë tonën. Kur të dalin rezultatet atëherë do tu them si ka punuar Prokuroria për këtë rast.Sa të rënda janë shkeljet?Shqipëria që prej 2009 është anëtar i NATO-s, por kjo nuk mjafton. Duhet që ushtria shqiptare të modernizohet dhe kjo smund të bëhej vetëm duke shitur pronat. Ushtria shqiptare smund të quhet e modernizuar vetëm se ka ulur numrin e saj dhe ka nxjerrë njerëz në rezervë. Ushtria ka marrë disa para me të cilat duhej të modernizonte ushtrinë. Në ushtrinë shqiptare ka një batalion këmbësorie që duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s dhe nuk është bërë asgjë fare. Disponojmë ca kallashë që janë jashtë çdo standardi, ndërkohë që vlera për ta bërë këtë gjë është 1/10 që janë përdorur komplet në një destinacion tjetër. Ne kemi gënjyer aleatët tanë se skemi para, por i kemi gënjyer për ti bërë furçë qeverisë që iku. Kemi 2 mln euro borxh të papaguara akoma për trajnimin e pilotëve, plus kemi dhe ca borxhe të tjera, plot 15 mln euro.Imamin e keni akuzuar në fund vetëm për dhënie reklamash të një televizioni?Auditimet vazhdojnë.Çfarë do të bëhet me SHIU-n?Do jetë një shërbim në ristrukturim, në nevojë për të ndryshuar bazën ligjore dhe për tu vënë në shërbim të forcave tona të armatosura.Më lejoni të ndalem pak tek MEICO, çfarë po ndodh me demontimin, ka kontrata?Të gjitha agjencitë e MM duhet të kalojnë në një skanim jo domosdoshmërisht radikal, por të bëhet një analizë e drejtë në funksion të të ardhurave të Minsitrisë, shtetit por në mënyrë të vecantë në funksion të largimit të atyre lëndëve. Ne kemi tre ndërmarrje që demontojnë, të cilat janë të specializuara të merren me demontimin e armëve, proçes që ka mbërritur pothuajse në fund të trajektores së tij. Demontimi ska lidhje me kontratimin, ne shpërbëjmë të gjitha materialet e rrezikshme dhe të panevojshme që trashëguam.Pritet reformë në ushtri?Jemi duke punuar intensivisht. Nga 10.000 që janë sot duhet të shkojnë në 8 850 në fund të 2015.Do kërkoni pronat, SHQUP-in psh?Ne do bëjmë një analizë të plotë, më pas do vendosim.