Jo më ekonomi tallava, Rama: Do heqim gjobat pas 1 marsit, jo më monopole
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit.Në fjalën e tij Rama theksoi se është ngritur sekretariati i Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili do të trajtojë të gjitha problemet, ankesat dhe kërkesat e biznesit.Ai gjithashtu bëri publik edhe ngritjen e një portali online ku biznesi mund të shpreh kundërshtinë apo dakordësinë për nismat e qeverisë."Do të prezantojmë një risi në shërbimin e sipërmarrjes dhe në vazhdën e ngritur me këshilllin ekonomik kombëtar që do të shërbejë si një forum ku do të trajtohen të gjitha kërkesat e sipërmarrjes në raport me administratën, qeverisjen dhe kuadrin legjislativ. Për ta bërë të mundur që komunikimi i cdo sipërmarrësi me qeverinë të jetë i drejtpërdrejtë, i hapur dhe konkret në mënyrë që ne të jemi në gjendja ti vijmë në ndihmë çdo biznesi kur ndeshet me pengesa arbitrare apo administrative ne kemi krijuar edhe sekretariatin e këshillit ekonomik kombëtar. Ky portal online i përgatitur enkas për sipërmarrjen, që ajo do të informohet për të gjitha nismat e qeverisë përpara se ato t`i kalojnë këshillit dhe nund ti kontribuojnë për të pasur një opinion pro dhe kundër një nisme të caktuar. Portali do të vlejë edhe për informimin në kohë reale të problemeve që mund ti dalin çdo sipërmarrësi në raport me shtetin, administratën doganore dhe tatimore. Ne këtë e shohim edhe si mbështetje për qeverinë për projektin e saj për luftuar informalitetin dhe arbitraritetin dhe është një përpjekje për të ngritur një nivel të ri qasjeje dhe sjelljeje të administratës doganore e tatimore" tha Rama.Rama:Në pranverë masa lehtësuese për FasonëtI pyetur në lidhje me politikat lehtësuese për fasonët , kryeministri Rama u shpreh se në pranverë do të miratohet një paketë e posaçme lehtësuese për këtë industri.Kjo është një ndër pikat themelore të programit dhe të projektit tonë për punësimin dhe stimulimin e të gjithë aktiviteteve që sjellin punësim dhe investime të mëtejshme. Jeni njohur me marrëveshjen që kemi bërë me FMN-në, jemi në një program të ri që është shprehje e vullnetit tonë për të kthyer ekonominë dhe financat e vendit në binarët e një stabiliteti të qëndrueshëm ekonomik dhe drejt një modeli të ri zhvillimi. Në kushtet kur kjo marrëveshje u diskutua, qeveria ishte e detyruar të respektonte pikë për pikë, të marrjes përsipër të borxheve që deri dje as nuk regjistroheshin si pjesë e borxhit publik dhe marrjes përsipër të shlyerjes së tyre. Do të ishte e tepër që të kërkohej nga qeveria që të shkohej më tutje për masa lehtësuese jashtë marrëveshjes. Ne kemi disa synime shumë të qarta që i pari është në lidhje me pyetjen tuaj: Që ne të lehtësojmë sa më shumë çdo aktivitet që lehtëson punën tuaj dhe brenda pranverës do të dalim me një paketë të posaçme që do të lehtësojë ata që janë në këtë aktivitet dhe do të thithë më shumë investime. Me qeverinë italiane përmes ambasadës dhe me dhomat italiane të tregtisë kemi nisur një proces komunikimi që të vijnë investime të tjera, duke nisur nga fasonët dhe kjo është një arsye për të qenë të gatshëm për këtë paketë” u shpreh Rama.KoncensionetI ndalur tek koncesionet, kryeministri Rama theksoi se disa prej tyre janë anulluar ndërsa shtoi se do të avancohet me pullat fiskale."Kemi anuluar koncesione. Nuk kemi qenë asnjëherë kundër koncesioneve por kemi qenë kundër kthimit të kësaj praktike një praktikë korruptive arbitrare për të privilegjuar disa në kurriz të të tjerëve dhe për të cënuar rëndë konkurencën. Anullimi i praktikave që është në kundërshtim të ligjit. Çdo koncesion kërkon analizë dhe vendimarrje mbi ligjin. Koncensioni i pullave fiskale është një problem shumë i madh se nuk ka garantuar asnjë lloj ndryshimi cilësor të këtij shërbimi që nuk ka sjellë asnjë lloj investimi të konsiderueshëm dhe përmirësim teknologjik dhe që i merr arkës së biznesit një sasi parash tërësisht të paarsyeshme rëndon biznesin dhe buxhetin e shtetit dhe nuk sjellë përmirësim në asnjë situatë të papranueshme. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është pothuajse në fund të studimit dhe shumë shpejt qasja e zgjedhur do jetë publike dhe ne do e çojmë në Kuvend për të shpëtuar biznesin nga ky monopol dhe për të lehtësuar buxhetin” tha Rama. vijon...