Gjiknuri me Inspektoriatin teknik: Masa për abuzuesit në fushën e hidrokarbureve

Sektori i hidrokarbureve në vendin tone është i përfshirë nga korrupsioni. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, në një takim më krerë të Inspektoriatit Teknik Qendror.Një ndër problemet që ngriti Gjiknuri, janë ngritja e rafinerive fantazmë, ndërkohë që paralajmëroi se do të merren masa të ashpra ndaj të gjithë shkelësve.Gjatë takimit që Ministri Gjiknuri zhvilloi me krerët e Inspektoratit Qendror Teknik, kërkoi mbikqyrje më të fortë për standartet e hidrokarbureve.Sipas të dhënave në 3-mujorin e fundit të vitit 2013 janë kryer 769 kontrolle të cilësisë nga 3.421 që u realizuan gjatë gjithë vitit dhe janë ndëshkuar 40 subjekte.