PD akuza ministrit Tahiri: Rritja e krimit, pasojë e masakrës me policinë
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë në Kavajë. Deputeti demokrat Gent Strazimiri lëshoi akuza në drejtim të kreut të Ministrisë së Brendshme, për moskoordim mes institucioneve përkatëse për parandalimin e atentatit mafioz që la si pasojë dy viktima dhe dy persona të tjerë të plagosur. Sipas Strazimirit ky është çmimi që shoqëria po paguan, për shpartallimin e Policisë së Shtetit me largimet e paligjshme të profesionisteve, dhe zëvendësimin e tyre me numëruesit dhe financuesit e PS.Deklarata e plotë e deputetit Gent StrazimiriNjë përplasje bandash, sipas policisë me motivin e hakmarrjes, ka ndodhur dje në mes të ditës, në një aks rrugor me fluks të lartë qarkullimi, që ka sjellë si pasojë: 2 të vrarë e dy të plagosur. Një nga të plagosurit është një kalimtar i rastit, te cilin fati i keq e coi ne ate moment në zonën e luftës.Vrasja është një ngjarje tipike mafioze, e mirëorganizuar, qartësisht e mirëpërgatitur dhe koordinuar nga një grup i strukturuar. Ndërkohë dje, publikisht Ministri i Brendshëm, pyetjeve ne lidhje me ngjarjen me te fundit, iu përgjigj me “nuk e di”, “nuk mund ta parashikonim”, “nuk na kishin informuar”.Që vrasësit nuk kanë patur detyrimin të njoftojnë policinë dhe Ministrin e saj për “pritën e mirëpërgatitur” dhe pasojat e saj, këtë e kupton çdo njeri normal, përveç Ministrit të Brendshëm.Që strukturat përkatëse të Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, kanë detyrimin ligjor të njoftojnë policinë në momentin që vendosin të japin leje, veçanërisht për persona të dënuar për vrasje, këtë e thotë qartë ligji dhe është proçedure standard jashtë të cilës nuk mund te dilet.Ministri dje minimalisht duhej të kishte njoftuar se personat përgjegjës në Policinë e Shtetit, ne Drejtorinë përkatëse te Burgut apo ne te dyja bashke kane zënë vendin e lënë bosh nga viktima, në burgun qe i dha “lejen” tragjike.Po Ministri këtë nuk e beri, e anashkaloi me një heshtje fajtore, duke luajtur rolin e “idiotit të dobishëm”. Ndërkohë opinioni publik, qytetarët që vuajnë arbitraritetin e gjobave apo idiotësinë e policëve civile qe ruajnë semaforët, ndjejnë cdo ditë e me tepër faktin që ndërkohë që kjo qeveri po ç’organizon Policinë e Shtetit, krimi po organizohet me shpejtësi marramendëse duke përgjakur çdo cep të vendit.Fakti që krimi nuk kalon nëpër semaforet që Ministri i ruan me policë të veshur dhe te zhveshur, nuk mund te jete justifikim. Fakti që mediat qeveritare e fshehin, nuk e bën të paqenë!Ky është çmimi që shoqëria po paguan, për shpartallimin e Policisë së Shtetit me largimet e paligjshme të profesionisteve, dhe zëvendësimin e tyre me numëruesit dhe financuesit e PS, të cilët të vetmen “certifikatë profesionale” e marrin në zyrën përkatëse të PS ku dhe aplikojnë. Kjo është Rilindje e krimit, jo e shtetit! Kjo është Rilindje e vdekjes, jo e jetës!