Projektligj për të drejtën e autorit, krijuesit: Piratët na vodhën pasurinë

E drejta e autorit ka humbur kuptimin dhe kompetencën e saj në Shqipëri. Pirateria në të gjitha mënyrat e komunikimit është më kulmin e vetë. Kjo për arsye se ligji nuk zbatohet, zyrat rajonale nuk funksionojnë, nga 2008-2013 nuk ka patur më shumë se 4 inspektor dhe gjobat e vëna për subjektet shkelëse nuk janë vjelur nga organet tatimore. Ministria e Kulturës propozon një projekligj për të drejtën e autorit, që sipas saj do të jetë konkretë.Grupet e interesit, kryesisht krijuesit janë më të prekur. Ata thonë se pasuria e tyre është vjedhur se këngët e tyre transmetohen kudo pas asnjë para nuk fitojnë artistët siç ndodhë në të gjitha vendet e botës.Një inspektor i kësaj zyre tregoi eksperiencën e tij se nga 2010 deri më tani janë vënë gjoba subjekteve rreth 1 milion euro në total ndërsa vjelja e gjobave ka qënë "0".  Shkelësit më të shumtë në numër janë baret e restorantet të cilët transmetojnë muzikë pa patur asnjë kontratë me zyrën. Gjithashtu televizionet kanë shuma më të madhe që duhet vjelë nga pirateria. Po ashtu kompanitë celulare me ringtone nuk paguajnë për munzikën në shërbimin e tyre.