Basha “bind” themeluesit e PD, rikthehet” Preç Zogaj: Nuk kam pritur ftesë

Trinomi i së ardhmes per Partine Demokratike, bashkimi, hapja dhe demokracia e re, prezantuar fuqishem nga kryetari Lulzim Basha, shihet me mjaft vleresim nga ish-eksponentë te larte te kesaj force politike.Nje nga figurat themeluese dhe me kontribut nder vite ne PD, Preç Zogaj, vlereson se eshte detyre e Bashes qe te rikrijoje kohezionin e qendres dhe qendres së djathte.Gjithashtu Zogaj vleresoi riaktivizimin e Komitetit te Orientimit të Politikave, në funksion të hapjes së PD-së, si nje instrument per perthithjen e elites.Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ne strukturimin qe po i ben kesaj force poltike, ka premtuar hapje te gjere drejt rinise, por njekohesisht dhe vleresim te figurave dhe kontributeve nder vite.