Gara për drejtorin e ri të TK, Ministria e Kulturës propozon Hervin Çulin
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, propozon kandidaturën e Hervin Çulit për detyrën e Drejtorit të Teatrit Kombëtar. Sipas Ministrisë, kandidatura e përzgjedhur krahas kërkesave të përgjithshme për t’u punësuar në shërbimin civil, sipas Nenit 12, të Ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” përmbush edhe kërkesat e veçanta, të shpallura në media dhe ëeb-in e Ministrisë së Kulturës.Z. Çuli është përzgjedhur sipas një procedure ku ka paraqitur një platformë për drejtimin e këtij institucioni, e cila vlen në përpushje me politikat e Ministrisë së Kulturës. Ky propozim vjen në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administrative të kërkuara për këtë pozicion.Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin Drejtor i Teatrit Kombëtar , i cili u hap me daten 5 -26 dhjetor sipas nje procedure, e cila kaloi ne procesin final tre kandidaturat e Edmond Budines, Hervin Çulit dhe Laert Vasilit.