Beogradi liroi dy shqiptarët e "Grupit të Gjilanit"

Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti, pas arrestimit të djeshëm nga policia serbe në vendkalimin kufitarë në Muçibabë, janë liruaR sot nga Gjykata e Apelit në Beograd dhe sot do të kthehen në Preshevë.Ata ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata për Krime të Luftës në Beograd në rastin “Grupi i Gjilanit”, por gjatë kalimit kufitarë në Muçibabë të mërkurën më 15 janarë janë arrestuar nga policia kufitare serbe. Fazliu dhe Sahiti janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e larpërmendur dhe ishin liruar të mbrohen në liri, ata deri tani kishin qëndruar në Kosovë.Sipas fjalëve të Avokatit të cilin e kishin angazhuar familjarët, ata janë dërguar në Beograd për procedurë ligjore, për shkak se gjatë shpalljes së vendimit për pafajësinë e tyre ata nuk gjendeshin prezent në sallën e gjyqit.Të arrestuarit siç kishte thënë avokati i tyre, brenda dy ditëve do të lirohen dhe se kjo është procedurë ligjore, ndërkohë që Gjykata sot i ka lexuar vendimin për lirinë e tyre dhe kështu ata pas një nate në paraburgim përfundimisht janë liruar dhe nisur për në shtëpitë e tyre.Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti ishin shpallur të pafajshëm, së bashku me pjesëtarët e tjerë ish të burgosur, të njohur si Grupi i Gjilanit.