Grabitet një pikë karburanti në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje

Grabitjet me maska po kthehen kryefjala e ngjarjeve te fundit te shenuara ne disa rrethe te vendit. Pas ngjarjes se Lezhes dhe te Burrelit, nje tjeter pike karburanti ka qene objekti i dy personave te maskuar, te cilet kane dhunuar rojen e ketij subjekti duke i grabitur edhe xhiron ditore.Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te nates ne aksin rrugor Rrogozhine-Lushnje, prane fshatit Gramsh, ku punonjesi i turnit te trete, perveç dhunes fizike te usshtruar ndaj tij, eshte goditur edhe me kaçavide, ku per pasoje i eshte dashur mjekim prane spitalit te Lushnjes.Nga te dhenat mesohet se dy grabitesit jane larguar menjehere nga vendgjarja dhe policia ka nisur hetimet per identifikimin dhe ndalimin e tyre. Kjo eshte grabitja e katert per kete vit qe kryhet nga persona te maskuar, ku ne dy raste pikat e karburantit dhe punonjesit e tyre jane sulmuar gjate oreve te nates.Dy vite me pare ne kete qytet nje roje karburanti ka mbetur i vdekur pas sulmit te ushtruar ndaj tij prej dy personave, te cilet ekzekutuan ne afersi te Kavajes edhe drejtuesin e automjetit taksi me te cilin po udhetonin.