Alarmi nga sëmundjet e veshkave, mjekët: Të nisë depistimi urgjent i popullatës

Në 1 milion banorë, 300 pacientë vuajnë nga veshkat ku 175 prej tyre kërkojnë dializë. Ky numër i të prekurve është në rritje ekstreme përtej çdo sëmundje tjetër në vend. Mjekët specialistë kërkojnë urgjentisht nga Ministria e Shëndetësisë depistimin e popullatës.Kjo edhe për një arsye të frikshme, në rast se nuk trajtohen siç duhet të sëmurët me hemodializë në 5 vitet e ardhshme do të kemi aq sa të sëmurë me hemodializë aq edhe vdekje.Drejtori i Fondit të Sigurive Shëndetësore, Astrit Beci,ka nisur puna për paketën e dializës dhe transplantit të veshkave për të vijuar më vonë edhe me paketat e tjera.5% e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të veshkave. E tashmë studimi nuk duhet të jetë vetëm i përqënduar në sëmundjet e zemrës, sepse mjekët kanë arritur në përfundimin se sëmundjet e veshkave ndikojnë drejtëpërdrejtë në sëmundjet kardiovaskulare dhe tensioni e diabeti dëmtojnë veshkat.Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do ti kushtojnë miliona euro financimet në këtë program, ndërsa ekspertët thonë se 3 janë hapat për të cilat nuk ka kohë për të humbur si: Studimi i shpeshtësisë së sëmundjes, bërja urgjentisht e depistimeve të sëmundjeve të veshkave si dhe të fuqizohen qëndrat ekzistuese dhe investimi për qëndra të reja, ku një qëndër e tillë duhet të shërbejë maksimumi për 100.000 banorë.