Zyra e punës, Berisha i rifreskon kujtesën Ramës: E inagurova para 6 vitesh

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar sot pasardhësin e tij se po shet para opinionit publik si suksese të tij trashëgiminë e lënë nga qeveria demokratike. Konkretisht Berisha i referohet inagurimit të zyrës së punës nga kryeministri Rama vetëm dy ditë më parë, ku kujton se kjo zyre e pajisur me teknologjine me te larte ishte inauguruar prej tij në 30 qershor te 2008 me një financim të qeverisë suedeze. Ndërkaq me nje investim tjeter po te qeverise suedeze, ne shkurt te vitit 2013 u inaugurua portali i "e-punesimi" qe lidhej me te gjitha zyrat e qarqeve.“Te dashur miq, "sot po inagurojme nje sherbim qe priti 20 vite qe te ndertohej" do t'ju deklaronte shqiptareve Edvin Kristaq Rama tek paraqiste si suksesin perle te 100 diteve, Zyren Rajonale te Punes per Tiranen. Mirepo ne muret e kohes ishte shkruajtur, filmuar dhe fotografuar se kjo zyre e pajisur me teknologjine me te larte ishte inauguruar nga une dhe ministri Barka me date 30 qershor te vitit 2008. Zyra ishte ngritur ne kuadrin e nje projekti te financuar nga qeveria suedeze, me te cilin u ngriten me pas 12 zyrat e punes ne 12 qarqet e vendit.Me nje investim tjeter, po te qeverise suedeze, ne shkurt te vitit 2013 u inaugurua portali i "e-punesimi" qe lidhej me te gjitha zyrat e qarqeve. Ne portalin e "e-punesim" çdo punkerkues apo punedhenes mund te fuste te dhenat e tij nga çdo skaj i vendit dhe çdo vend i botes per te kerkuar pune apo punetore. Shqiperia pra disponon nje sistem dixhital modern te zyrave te punesimit” shkruan Berisha.Në këtë mënyrë Berisha ngre një pyetje, për të cilën disponon po vetë një përgjigje:“Po si shpjegohet qe kryekreu inauguron per sukses te 100 diteshit nje zyre te inauguruar 6 vjet me pare? E bene ai kete per tu tallur me qytetaret apo veten e tij?? Jo dhe jo. Ai e bene kete mbasi ne mendjen e tij te semure Shqiperia reale nuk egziston. Zerat dhe halucinancionet e kane zevendesuar ate ne mendjen e tij me Shqiperine e sketerres, ate te Berishes, ndaj dhe ai do vazhdoje me kete skenar, duke nxjerre nga sketerra e paraqitur si te vetat me qindra rruge, ujesjellesa, kanalizime shkolla, spitale te Shqiperise reale madje jo vone do na jape sihariqin e madhe te anetaresimit tone ne NATO apo te heqjes se vizave. Keta jane personazhe te "Fermes te derrave" te Xhorxh Orëell apo shtetit policor te neobllokmeneve shqiptare” përfundon Berisha.Të martën kreu i Qeverise Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj përuruan hapjen e Zyres së re Moderne të Punës. Kreu i Qeverise tha se deri dje, sektori i punesimit ne Ministri nuk ka funksionuar, por ka qene pre e korrupsionit.Kjo zyre sipas Kryeministrit eshte nje mundesi qe do te ndihmoje ne orientimin e duhur te çdo punekerkuesi.