Vala e shkarkimeve nga puna, denoncimi nga 12 punonjës të shërbimit të punësimit
12 specialistë të shërbimeve të punësimit në Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Rinisë kanë protestuar për pushimin nga puna.Nertila Qafzezi, njëra nga punonjëset e larguara nga puna shprehet se janë njoftuar vetëm ditën e premte për pushimin, ndërkohë që ligji parashikon njoftim të paktën tre muaj përpara.Sipas Qafzezit, motivi i largimit ka qenë ristrukturimi i organikës, por kjo është absurde pasi vendet e tyre te punës janë zëvendësuar menjëherë.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit nga ana tjetër deklaron se largimet nga puna jane bere ne baze te strukturave te reja ligjore dhe për t’i shërbyer më mirë publikut.Punonjësit e larguar kanë punuar në këtë Ministri që prej disa vitesh, ndërkohë që shprehen se largimi nga puna rrezikon mirëqënien e familjeve të tyre.