Rikthehet flota e peshkimit, Ministri Panariti premton naftë pa akcizë

Naftë pa akcizë dhe rinovim të flotës detare për peshkimin.Ky ka qenë premtimi i Kreut të Bujqësisë, Edmond Panariti, i dhënë gjatë takimit me grupet e interesit të peshkimit për t'u njohur më nga afër me problematikat në këtë sektor. Ministri Panariti dekalori se sektori i peshkimit për ekonominë e vendit tonë është shumë i rëndësishëm, pasi ofron një larmishmëri prodhimesh.“Sektori i peshkimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për bujqësinë por për gjithë ekonominë shqiptare. Shqipëria ka rreth 400 km vijë bregdetare, një sistem të mirëkonsoiloiduar lagunor, ujëra të brendshëm, ujëra liqenor që mbartin një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e peshkimit dhe mbetet shumë për të bërë që ky potencial të vihet në shrytëzim dhe të jenë një ndihmese e madhe për zhvillimin e kjëtij sektori, dhe për zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Përsa i përket peshkimit një nevojë e domosdoshme është rinovimi i flotës së peshkimit që sot është e amortiuzar, tepër e vjetër që përdor kuotë naftë për milje detare shumë më të lartë nga flotat e vendeve fqinje dhe për rrjedhojë është një nevojë imperative rinovimi i flotës dhe rritja e kapacitetit të saj për peshkim në ujërat tona. Nuk justifikohet fakti që ne kemi industrinë e përpunimit të peshqve pelagjikë te vendosur në qarkun e Lezhës që punon 100 për qind me material importi. Kjo situatë duhet ndryshuar dhe kjo bëhet duke rinovuar flotën e peshkimit që kjo industri të jetë e mundur dhe të mos jetë në profilin e një industrie fasone por të një industrie që përpunon material vendi, pra peshk të peshkuar në ujërat tona. Por padyshim nevoja të tjera të rëndësishme janë krijimi i infrastrukturës së domosdoshme në portet e peshkimit, për tregjet e mëdha të shumicës në porte dhe oficinat e riparimit të anijeve të peshkimit. Unë jam njohur nga shoqatat e peshkimit me nevojën për uljen e kostos së peshkimit, sic është furnizimi me naftë pa akcizë por kjo do shkojë paralelisht me rinovimin e flotës pasi nuk ia vlen të furnizosh anije të amortizuara që peshkojne më kosto të lartë si rezultat i diegies jo të plotë që i bëjnë naftës, por do ecim paralelisht dhe skemën e përshtatshme që do i bëjmë furnizimit të anijeve me naftë me kosto të ulët”theksoi Panariti.Sektori i përpunimit të peshkut në Shqipëri ka sot të punësuar rreth 2000 punonjës dhe një pjesë e këtyre produkeve eksportohen edhe në vendet e BE-së.Panariti ka premtuar ndihmë edhe ndërhyrje edhe në kultivimin e midhjes, eksporti i të cilës është ndërprerë që prej vitit 1994.“Unë jam njohur me problematikën tuaj për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka pësuar midhja si rezultat i faktit që kemi një rrite të temperaturave të Lagunës, dhe zhvendosjen e kultivimit të midhjes në det të hapur. Unë do isha i mendimit të bëjmë ndërhyrje emergjente në kanalin e Çukes i cili pengon furnizimin e Liqenit të Butrintit me ujë të freskët dhe me ujë të oksigjenuar. Mungesa e këtij oksigjenimi ka qene baza e dëmtimeve të mëdha që ka pësuar midhja dhe me nderhyrje do bëhet e mundur të rikthehet ajo kuotë prodhimi që ka qene.Në Lagunën e Butrintit ne kemi dhe një sistem të vendosur të monitorimit të parametrave baktereologjike, hidrokimike dhe ndotjeve që është e vështirë në det të hapur”tha ai.