Paralajmërimi i tregtarëve: Nga nafta do rritet edhe çmimi i fruta-perimeve

Tregtarët paralajmërojnë se në muajt në vijim do të rriten çmimet e fruta-perimeve si pasoje e rritjes së çmimit të naftës.Kreu i shoqatës së tregtarëve deklaron se rritja e taksave në datën 1 janar do të japë efekte negativë shumë shpejt, pasi prodhimi bujqësor është i lidhir direkt me to. Alfred Bozhiqi shprehet se çmimet aktualisht janë të ulta, por ky trend nuk pritet të vazhdojë gjatë.Tregtarët pranojnë se çmimet janë të ulëta, ndërkohë që në ditët e para të janarit blerësit kanë qenë shumë të paktë.Sipas tregtarëve rritja e çmimeve do të ulë akoma më shumë blerësit, duke i sjellë akoma më pak të ardhura nga puna e tyre.