Kanceri i gjendrës tiroide, mjekët: Shmangni rrezatimet dhe celularët

Nje gjender tiroide e neglizhuar dhe e patrajtuar shnderrohet në një tumor. Kanceri i gjendres tiroide është 2 fishuar në dekadat e fundit dhe mjekët thonë se ne vit në 1 milionë banorë, 6 persona kanë qenë pancientë me kancer në gjëndrën tiroide.Shifrat janë të larta në zonat urbane dhe në zonat malore, sepse qytetarët janë më të ekspozuar e të pambrojtur nga rrezatimet e ndryshme, nga përdorimi pa kriter i celularëve dhe në zonat malore sepse ka më pak jod.Zv.dekani në Fakultetin e Mjekësisë, Xheladin Dracini, thotë se mosha e të prekurve është nën 50 vjeç, ndërkohë që më heret ka qënë më sipër këtij kufiri.Ky ishte vetëm një nga studimet e prezantuar nga stafi i pedagogëve dhe i studentëve të mjekësisë në këtë konferencë kombëtare. Dhjetra studime prezantuan gjetjet e reja ku të pranishëm ishin edhe autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit.