Informaliteti në punë, Ylli: Kontrolle edhe në turnet e natës
Inspektoriati Shtetëror i Punës kërkon të frenojë informalitetin dhe pasigurinë e punëmarrësve nëpërmjet një taskforce për kontrollin e subjekteve dhe nëpërmjet një grupi pune për të monitoruar detyrën e çdo Drejtori rajonal.Kjo reformë është e nevojshme pas është parë që nga 2 muajt e vitit të kaluar tetor-nëntor 2013 është trefishuar numri i punonjësve të pasiguruar, pra që punojnë në të zezë. Në inspektimin e bërë 361 punëmarrës kanë qenë të pasiguruar.Frenimi i aksidentëve të punës kërkon jo vetëm ndërgjegjësim, por detyrim të punëdhënësve. Për shkak të kontrolleve të kryera, numri i aksidenteve në punë është më i paktë se një vit më parë.Kontrollet do të vijojnë, ato do te jenë më të shpeshta gjatë turnit të dytë dhe të tretë ku dhe informaliteti është më i lartë, gjithashtu edhe pasiguria. Këto ishin disa nga të dhënat nga analiza 3 mujore që drejtori i Inspektoriati Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, bëri publike në takimin me Drejtorët rajonal.