NYT sugjeron Shqipërinë si destinacion 2014, e katërta mes 52 vendeve
Gazeta prestigjoze “New York Times”vlerëson bukuritë e bregdetit shqiptar. Në listën me 52 vende që duhen vizituar Shqipëria rendit në vendin e katërt për vitin 2014."New York Times" rekomandon të gjithë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar, i cili ofron kombinimin më të mirë të bukurisë së bregdetit Dalmat në Kroaci, thesaret arkeologjike që gjenden në Turqinë dhe Greqinë e lashtë dhe bukuritë e Italisë së Jugut.
Sipas shkrimit në këtë gazetë të gjitha këto perla të Evropës mund ti gjenden në një vend të vetëm, Shqipëri,i cili vlerësohet si një rikthim në kohët kur Evropa ishte e virgjër dhe kushtonte pak.Në shkrimin kushtuar Shqipërisë citohet “shkeputuni dhe shkoni ne brigjet e Shqiperise. Vendi, me sipërfaqe sa Merilendi, mes Greqise dhe Malit te Zi ndodhet rreth 45 milje ne lindje te Italise, ne brigjet lindore te Adriatikut ku ka plazhe me gure gelqerore ne forme unazash, rrenoja antike si Butrinti dhe bujtina perballe detit, ku ju mund te qendroni me me pak se 50 dollare nata".Sipas gazetës zhvillimet e mëparshme kërcënonin rikthimin e këtij bregdeti në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që erdhi në pushtet në shtator të 2013-ës premtoi ta kthejë në identitet. Për të parë disa prej vendeve më të bukura bregdetare sipas NYT duhet të shkosh në fshatet “si Qeparo, brenda fushepamjes nga Korfuzi, ku mund te beni kajak ne tunelet e nendetseve te Luftes se Ftohte, te notoni prane kalave te braktisura dhe te vezhgoni dallgen tek ngrihet gjate nje dreke me peshk te fresket. Kjo eshte Europa, kur eshte e fresket dhe e lire".Në këtë listë vendi ynë le pas vende mjaft të zhvilluar asi Gjermania apo Zvicra ndërkohë që në vendin e parë renditet Cape Town i Afrikes Se Jugut, ne vendin e dyte renditet Krajstcerc ne Zelanden e Re dhe ne te tretin Bregdeti Verior i Kalifornise.