Spitali i Elbasanit pa kushtet minimale, ankohen pacientët: S’ka ilaçe dhe mungon higjena

Duhet te ishte nje institucion model per rendesine e veçante qe ka, por ne fakt spitali “Xhaferr Kongoli” ne qytetin e Elbasanit, nuk ploteson as kushtet minimale per permiresimin e gjendjes shendetesore te pacienteve, te cilet kerkojne dhe marrin sherbim prane tij.Mungesa e ilaçeve dhe diktimi nga ana e bluzave te bardha te farmacive se ku duhet te drejtohen qytetaret per blerjen e medikamenteve eshte problemi me madhor. Ne kete institucion mesa duket stafi i tij betimin e hipokratit e ka te lidhur ngushte me biznesin privat.Por sipas qytetareve nje tjeter problem ne kete spital jane edhe kushtet higjeno-sanitare. E ne fakt deklaratat e qytetareve duket se jane mese te verteta, pasi kamera jone eshte penguar nga stafi i ketij spitali te filmoje brenda ambjenteve te tij, edhe pse ky eshte nje institucion publik dhe e ka te detyruar me ligj transparencen dhe dhenien e informacionit ndaj medias, por edhe çdo qytetari.Spitali rajonal i Elbasanit shenon nje numer te larte pacientesh edhe nga zonat perreth, por ne kushtet ne te cilat ai ndodhet nje qytetari i duhet te mendohet mire nese ato çfare ofron ky institucion do te permiresojne apo perkeqesojne gjendjen e tyre shendetesore apo financiare.