Rrëfimi rrënqethës i 13-vjeçares: Më ka përdhunuar babai, më kërcënoi me vdekje

Një histori rrëngjethëse për një baba që përdhunonte të bijën vjen nga një fshat i Lushnjes. M.Leka, vetëm 13 vjeçe ka marrë guximin të denoncojë të atin në polici pasi është përdhunuar dy herë prej tij. Vajza e mitur, shoqëruar nga gjyshi ka rrëfyer në komisariatin e Lushnjes historinë tronditëse që ka nisur nëntorin e vitit të shkuar.13-vjeçarja thotë se nen kercenimin e thikes, Bashkim Leka ka dhunuar vajzën ndërsa e ka paralajmëruar se do ta vriste nëse ajo trregonte. Babai mostër ka përdhunuar të bijën për herë të dytë në muajin dhjetor, duke i kujtuar sërish kërcënimin me vdekje. Po tmerret e vajzës së mitur nuk janë mbyllur me kaq, pasi edhe 3 të rinj të fshatit Lekaj, kanë abuzuar seksualisht me të.Ndërsa ekspertiza mjekoligjore ka vërtetuar deklaratat e të miturës, vetë vajza ka kërkuar ndihmën e shtetit për të shpëtuar nga duart e babait mostër. Deklarimet e saj janë mbështetur edhe nga gjyshi i minorenes, i cili është dhe babai i Bashkim Lekës. Ai është shprehur se nuk ka mundur të mbrojë dot mbesën, pasi ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës së të birit.Pas këtij rrëfimi të pazakontë, policia e Lushnjes ka prangosur Bashkim Lekën, por edhe tre dhunuesit e tjerë të 13-vjeçares: Bertol Leka 26-vjeç, Fatjon Gashi 24 vjeç dhe minorenin A. Leka 14 vjeç, që të tre banues në fshatin Lekaj.