Haxhinasto, thirrje biznesit francez të investojë në Shqipëri

Zv. kryeministri dhe njëherësh ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto i ka bërë thirrje sipërmarrësve francezë të investojnë në Shqipëri.Ndërsa ka bërë një prezantim përpara komunitetit të biznesit francez në Paris,Haxhinastoi theksoi se biznesi francez ka mundësi të mëdha investimi në Shqipëri.“Shqipëria është një vend tërheqës për energjinë, turizmin, infrastrukturën dhe bujqësinë prandaj edhe biznesi i huaj ka mundësi të mëdha investimi në Shqipëri” tha HaxhinastoNdërkohë në takimin e biznesit në Paris ishin prezente mbi 50 korporata dhe kompani si dhe senatorë dhe deputetë francezë.