Berisha: Deklaratat e opozitës për rritjen e borxhit, dashakeqe
Kryeministri Berisha i cilësoi si dashakeqe deklaratat e opozitës për rritjen e nivelit të borxhit.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se akuzat e opozitës ndaj ligjit për ndryshimin e nivelit të borxhit bëhen për përfitime elektorale."Përpjekja e ekspontëve të caktuara të opozitës për të dramatizuar problemin e rritjes së nivelit të borxhit është qesharake, qëllimkeqe dhe kërkon të pengojë mazhorancën dhe qeverinë që të garantojë rritjen e mirëqënies ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Ata duan që kjo tu konvertohet në vota por kjo nuk mund të pranohet” ka theksuar Berisha.Sipas kryeministrit Berisha sipas raporteve ndërkombëtare Shqipëria renditet në një nga vendet me borxh jo të lartë."Shqipëria renditet e 41-ta në një nga raportet ndërkombëtare. Vendi ynë lë prapa në këtë raport 104 vende me një borxh prej 59.7 përqind ndërkohë që ekonomitë më të fuiqshme kanë një borxh shumë herë më të lartë se Shqipëria. Vendi ynë ka një nga pozicionet më të lakmuara pasi ajo rendiet në vendet me borxhet jo të larta” tha Berisha.Berisha: Festimet për 100-vjetorin, madhështoreGjithashtu Kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen për të gjithë shqiptarët për festimet dinjitoze për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë."Falenderoj qytetarët për mënyrën dinjitoze dhe fisnike, entuziaste, për dashurinë që derdhën në këtë 100-vjetor të pavarësisë për njëri-tjetrin, për vendin dhe flamurin. Kurrë më parë kombi shqiptar nuk është ndiher më i bashkuar se në 100 vjetorin e pavarësisë dhe unë garantoj shqiptarët se mesazhi i tyre do të jetë projekti i ardhshëm “Të baskohemi njëri- tjetrin, të bashkohemi me Europën”. Le të vazhdojmë më projektin tonë të madh dhe të rëndësishëm. Projekti që është hartuar në mënyrën më gjeniale nga Sami Frashëri dhe shkon duke u bërë gjithnjë e më shumë realitet” tha Berisha.Vota e Shqipërisë në OKB, Berisha: S`pranojmë të anashkalohet SHBA-jaKryeministri Berisha sqaroi edhe votën abstenim të Shqipërisë në OKB në lidhje me projektrezolutën për Palenstinën si dhe për kundërshtimin e Turqisë."Turqia është një aleat i shkëlqyer i Shqipërisë dhe kryemistri Erdogan është një mik i kombit shqiptar por dua të theksoj se qëndrimin tonë ndaj rezolutës të paraqitur si kryeministër i këtij vendi e kam shprehur publikisht në shtator të 2011-ës në sesion e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shqipëria mbështet plotësisht zgjidhjen e çështjes së dy shteteve të pavarura. Shqipëria është nga të paktat vende që ka njohur Palestinën por në vitin 2011 kam shprehur qëndrimin negativ ndaj kësaj rezolute. Ne besojmë se kjo çështje ndër më komplekset dhe më e vështirat nuk mund të zgjidhjet nëpërmjet përpjekjeve për të anashkaluar SHBA-në. Për Shqipërinë, Palestina është një vend mik por edhe Izraeli është një vend mik që ne kemi disa lidhje. Ne jemi të ndjeshëm ndaj çdo lloj faktori dhe zhvillimi në rajon” tha Berisha.Berisha: Carla del Ponte të pranojë hetiminNdërkohë, kryeministri Berisha kërkoi nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte të pranojë hetimin ndërkombëtar."I bëj thirje Carla del Pontes që në interesin më të mirë të pranojë hetimin e pavarur sepse deklaratat e kolegëve të saj më të afërt përbëjnë një akuzë të rëndë jo vetëm për rrafshin personal por edhe për mënyrën se si ajo drejtoi një proces hetimor. Ajo ka vepruar me konceptin se në Ballkan s`ka agresor dhe viktima por të gjithë janë agresorë dhe viktima. Një koncept ky tërësisht i gabuar” tha Berisha.