Mbajtën 48 orë peng kamarierin për një portofol, në pranga 2 pronarët e një lokali

Dy persona kanë rënë në pranga pasditen e sotme në Kavajë, nën akuzën e rrëmbimit. Jeton Laçi dhe Kreshnik Nurçe pronarë të një lokali, akuzohen se kanë marrë peng një 17-vjeçar që punonte si kamarier në lokalin e tyre. Pronarët e kanë akuzuar të riun për humbjen e një portofoli dhe e kanë mbajtur peng për 48 orë.Arrestimi i shtetasve të mësipërm erdhi pas denoncimit të prindërve të 17-vjeçarit me iniciale I.H. Tashmë dy të arrestuarit do të përballen me akuzën “heqje të paligjshme të lirisë, ushtrimit te dhunës psikologjike dhe fizike si dhe plagosjes së lehtë me dashje”.Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, përkatësisht Ilirjan Laçi, Flogen Damarja dhe Ermal Shehi. Nga ana e bluve vijojnë hetimetpër zbardhjen e plotë të ngjarjes.