Ankohet edhe Shoqata e Turizmit: Paketa e re fiskale, goditje e fortë për sektorin

Zërit të ankesave kundër pasketës fiskale i është bashkuar edhe turizmi, duke e konsideruar projektin e ri të qeverisë për taksat si një goditje që i bëhet këtij sektori. Shoqata e Turizmit ka kërkuar rishikimin e strategjisë, sepse në një situatë të tillë financiare dhe me të tilla taksa, turizmi po futet në një krizë të thellë.Sipas Shoqatës së Turizmit, pagesa e taksave është shumë herë më e lartë se vendet e rajonit, çka ka bërë të mos ndërtohen më resorte cilësore për gati 10 vjet.Shoqata e Turizmit ka kërkuar disa herë heqjen e TVSH-së si një lehtësi për thithjen e investimeve.Mosheqja e TVSH-së sipas tyre ka tkurrur turizmin dhe ka bërë që edhe turistët e huaj të mos e shohin vendin si një prej destinacioneve të tyre turistike, por si një tranzit, pra qëndrim pak ditor.