Radhë te kolaudimi që nga 2013-a, disa drejtues mjetesh do paguajnë dy herë shërbimin

Vazhdojnë radhët e gjatë në pikën e kolaudimit të automjeteve në kryeqytet. Shumica e drejtuesve të automjeteve shprehen se janë detyruar që të kthehen, pasi nuk kanë arritur që të përfundojnë kolaudimin gjatë dhjetorit, por ka edhe nga ata që presin në radhë për të pagur për 2014-ën.Ata qytetarë që nuk kanë paguar taksat dhe kolaudimin për 2013 tashmë janë të detyruar që të paguajnë për dy vjet për këto shërbime, duke i rënduar më shumë ekonomisë familjare.Radhët e gjata në pikat e kolaudimit janë një problem i ndjeshëm në të gjithë Shqipërinë. Çdo fundvit drejtuesit e automjeteve dynden pranë pikave të kolaudimit, duke shkaktuar orë të tëra në pritje dhe shpesh herë detyrohen të largohen edhe pa mbaruar punë.