Kakavijë, largohen emigrantët e fundit,regjistrohen 5518 persona për 24 orë

Pika e kalimit kufitar Kakavije ka shenuar edhe gjate 24 oreve te fundit edhe flluksin e fundit te emigranteve, te cilet u kthyen ne Greqi pas perfundimit te festave te fundvitit si dhe Ujit te Bekuar.Nga informacionet e marra prAne kesaj dogane mesohet se 5518 persona kane lene pas vendin tone me 1263 mjete, ndersa kane hyre per ne shqiperi 2100 shtetas me 475 automjete.Personat te cilet kthehen ne vendin tone jane kryesisht familjare, te cilet kane preferuar te festojne nderrimin e viteve ne shtetin grek.Nga ana e doganes se Kakavijes eshte punuar 8 sportele, ndersa nga ajo helene me 5 te tille. Ardhja por edhe largimi i emigranteve per festat nuk eshte shoqeruar me probleme per sa i perket rradheve te gjata, nderkohe qe kete vit fatmiresisht nuk u shenuan as aksidente autombilistike.