Ekonomia zyrtarisht në greminë, INSTAT: Ka rënie, ndërtimi në krizë të plotë

Ekonomia shqiptare vijon të dobësohet duke pësuar rënie me 2.26 % për tremujorin e tretë të vitit që sapo u mbyll. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për tremujorin e 3-ë 2013, ku vihet re se të gjithë sektorët e ekonomisë kanë pësuar rënie, përveç bujqësisë.Drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi, ka deklaruar se në krahasim më një vit me parë sektori bujqësor është i vetmi që ka pasur rritje me 2.9 % duke dhënë ndikimin kryesor në ekonominë shqiptare.“Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, tremujori i tretë vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 përqind të krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Ndikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë dhe përjashtimi në këtë rast është vetëm bujqësia. Sipas degëve krahasimi i 3-mujorit të tretë të vitit 2013 ndaj 3-mujorit të tretë të 2012-ës për treguesin e vlerës së shtuar bruto është i tillë: Aktiviteti bujqësor ka një rritje prej 2.9 përqind të këtij 3-mujori. Grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 përqind ku vlen rënia e industrisë përpunuese me 7 përqind. Aktiviteti i ndërtimit në 3 mujorin e tretë të 2013-ës ka shënuar një rënie prej 10 përqind krahasur me vitin 2012. Grupi tregeti-hotele-restorante ka pësuar një rënie prej 3.4 përqind, transporti u ul me 4.2 përqind, post-telekomunikacioni ka pësuar rënie me 1.2 përqind” tha Filipi.Disa prej sektorëve që kanë pësuar rënien më të madhe gjatë këtij tremujori janë ndërtimi me 10 përqind,industria përpunuese me 7 % dhe transporti me 4.2%.Ekonomia shqiptare ka pësuar rënie me 2% edhe në krahasim me tremujorin e pararendës.