Xhelal Mziu kërkon apelimin e masës së sigurisë, gjyqi në 13 janar
Gjykata e Apelit zhvillon më 13 janar seancën gjyqësore për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.Apeli ka regjistruar kërkesën për apelimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.Vetë Xhelal Mziu I ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkinë e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.Rreth 800 milion lekë të reja ka qënë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa shumë prej 800 milionë lekë.Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si Kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Aktualisht po ushtronte mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.