Jeta mes skamjes e sëmundjes, historia e dhimbshme nënës 52-vjeçare nga Tirana
Luli Talollari është kryefamiljare dhe jeton e vetme në kushte varfërie në zonën e “21 dhjetorit” ne Tirane. Kjo dhomë e vetme është gjithçka ka për tu strehuar, në kushtet ku energjia elektrike mungon.Problemi i saj nuk është vetem vështirësia e të jetuarit në këtë skamje, por shëndeti i djalit të vetëm të saj. 14 vjeçari, sipas nënës shfaq shqetësimet për të cilat nuk ka një diagnozë, sinozi apo probleme me sëmundje të gjakut? Bërja e një kontrolli të përgjithshëm shëndetësor nuk është i mundur për shkak të pamundësisë ekonomike.Persona të panjohur, siç i quan ajo kanë tentuar ta nxjerrin nga shtëpia, me qëllim që kjo tokë ti kthehet pronarëve, megjithëse 52-vjeçarja thotë se kjo shtëpi nuk ka pronar.Thirrjen e fundit, ajo e bën për çdo prindër, qytetar dhe institucion.