Haxhinasto:Shlyerja e borxhit pas verifikimit të rrugëve
Ndërsa ka inspektuar një projekt të nisur nga qeveria Berisha, kreu i infrastrukturës ka premtuar se kompanitë e ndërtimit të rrugëve do të marrin paratë menjëherë sapo të përfundojë verifikimi i punimeve. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka deklaruar se proçedura e verifikimit do të bëhet në mënyrë transparente, ndërkohë që për këtë është vënë në dispozicion një fond prej 120 milion dollarë.“Ashtu sic u bë i ditur edhe gjatë diskutime për buxhetin ekzsiton një fond 120 milionë vetëm për detyrimet në infrastrukturë që do të fillojë të shpërndahet menjëherë pasi të kemi përcaktuar procedurën se si do të bëhet kjo shpërndarje. Do të jetë një procedurë mëse transparente, me kritere të qarta por edhe mbi bazën e një verifikimi me teknologjinë më të lartë që ekziston sot të gjendjes fizike të veprave dhe të atyre punëve për të cilat është krijuar borxhi. Pra do bëjmë një verifikim shumë transparent, shumë cilësor, me teknologjinë më të lartë dhe pastaj paralel me të do të realizojmë edhe pagesën e gjithë detyrimeve që kemi të angazhuara në ndërtimin e veprave të infrastrukturës” tha Haxhinanto.Ministri i Infrastrukturës premtoi ndër të tjera se do të krijohet një marrëdhënie e re midis ndërtuesve të rrugëve dhe qytetarëve.“Dua të përmend filimin e një marrëdhënie të re mes bzinesit dhe qeverisë. Do të jetë një marrëdhënie shumë solide, shumë korrekte, një marrëdhenie me detyrime reciproke që do të ketë në bazën e tyre korrektësinë maksimale nga ana e qeverisë për të alokuar buxhetin e duhur por edhe një performancë shumë cilësore nga ana e kompanive realizuase të këtyre projekteve. Qytetetarët shqiptarë ipaguajë taksat dhe ato duhet të respektohen me cilësinë më të lartë të punimeve” u shpreh Haxhinasto.Deklarata e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës u bë gjatë inspektimit të punimeve në rrugën e Elbasanit tek segmenti rrugor nga Universiti i Tiranës deri tek rreth rrotullimi i Saukut për të cilën theksoi se do të përfundojë përpara afatit.