Lejuan 65 mole të paligjshme në Rradhimë, Prokuria çon për gjykim dy ish-përgjegjës të INU
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2014, 18:33
Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim dy ish-përgjegjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik.Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalusi, ish-përgjegjës të inspektoriatit përgjatë periudhës 2010-2013, akuzohen nga organi i Prokurorisë për shpërdorim detyre. Sipas akuzës, dy zyrtarët nuk kanë ushtruar kompetencat e tyre për prishjen e 65 moleve të paligjshme në zonën e Rradhimës.Hetimi nga Prokuroria e Vlorës vjen pas kallëzimit tëbërë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Vlorë.