Paketa e re fiskale, shoqëria e transportit: Do të rrisim biletat
Rritja e çmimit të karburantit për shkak të paketës së re fiskale që po zbatohet nga qeveria në këtë vit të ri, rikthen kërkesat e shoqërive të transportit për rritjen e çmimit të biletave për autobusat që transportojnë pasagjerë, nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas.Sipas drejtuesit të kesaj shoqërie në Kukës, Sadri Laçi, rritja e çmimit të biletës është e pashmangshme duke qenë se aktualisht drejtuesit e autobusave po punojnë me humbje, duke qenë se është rritur jo vetëm çmimi i naftës por edhe pjesëve të këmbimit. Ai shton se në total vlera e çmimit do rritet me 25 përqind.Shoqëritë e transportit duke parë rritjen e çmimit të naftës, thonë se ka vetëm një rrugë për parandalimin e rritjes së çmimit të biletave, që është ajo e rimbursimit të kësaj shume nga ana e shtetit, ndonëse qeveria e ka refuzuar kërkesën për rimbursimin e akcizës të karburanteve për shoqëritw e transportit publik.