Vrasja në Vlorë, policia gjen armën e krimit në koshin e mbeturinave, por jo autorin

Dy ditë pas vrasjes së 32-vjeçarit Merdar Binjakaj dhe plagosjes së dy kushërinjve të tij tek "Uji iFtohtë" në Vlorë, policia ka arritur të gjejë edhe armën e krimit. Burime nga komisraiati i Vlores bëjnë me dije se arma e krimit tip kallashnikov, u gjet në një kosh mbeturinash jo shumë larg vendit të krimit.Ngjarja e cila tronditi banoret e zones se “Ujit te Ftohte” kishte si autor Kreshnik Nazëraj, i cili qëlloi mbi 32-vjeçarin Merdar Binjakaj dhe duke plagosur dy kushërinjtë e tij Klodian Binjakaj dhe Reshat Muskaj.Shkak i kësaj ngjarje sipas policisë së Vlorës, dyshohet se është mosshlyerja e një qeraje nga ana e viktimës dhe dy të plagosurve të tjerë, Klodian Binjakaj dhe Reshat Muskaj pasi të dy palët operonin në fusha të hoteleri-biznesit.I plagosuri, Kledian Binjakaj, kishte me qera hotelin e babait të autorit N.Nazëraj dhe pas prishjes së kontratës së qeradhënies, Binjakaj pretendonte një shumë parash që u bë dhe "molla e sherrit" për këtë ngjarje tragjike.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të krimit, Kreshnik Nazëraj, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje nga policia për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme.