Ujësjellësi i Kukësit, prefekti: KLSH të hetojë projektin, ka abuzime
Ndertimi i ujesjellesit te ri ne Kukes, duket se do mberrije deri ne institucionet me te larta, duke perfshire ketu edhe Kontrollin e Larte te Shtetit. Prefekti i qarkut Kukes,Ram Hoxha, ka bere me dije se vete ai do kerkoje nga KLSH hetimin e kesaj çeshtje.Ai thote se kjo kerkese behet pas problemeve qe ka shkaktuar zbatimi i projektit, i cili nuk eshte marre ne dorezim as nga Bashkia e as nga Ndermarja e Ujesjellesit, me pretendimin se nuk eshte ndertuar ashtu siç duhej.Ujesjellesi i ri i Kukesit dhe dy komunave Shtiqen e Bicaj u nis se ndertuari ne vitin 2OO9. Qe atehere, jane shenuar me dhjetera probleme sa i takon zvarritjes, por edhe menyres se ndertimit te tij, duke lene pa uje mijera banore.Firma qe e ndertoi i kerkoi Bashkise qe ta merrte ne dorezim, gje e cila nuk ka pranua nga kryetari i saj Hasan Halilaj, i cili menjehere pas kesaj kerkese jo vetem qe nuk ka firmosur, por u shpreh se nuk do hezitoje te dergoje çeshtjen ne Prokurori, pasi fondi 3.5 milione euro i akorduar per ndertimin e ketij ujesjellesi, sipas tij, eshte keqshperdoruar.