Gjirokastër, Monumenti 200 vjeçar drejt rrënimit, shembet fasada e shtëpisë së Hadërajve
Një pjesë e fasadës perëndimore të shtëpisë së Hadërajve në Gjirokastër, Monument Kulture i kategorisë së dytë, eshte shembur plotësisht duke rrezikuar jo vetem ekzistencen e kesaj banese 200 vjeçare, por edhe te banoreve të lagjes "11 janari".E braktisur prej vitesh nga pronarët pikërisht për këtë arsye, ajo është lënë në harresë nga Drejtoria e Trashëgimisë në Gjirokastër. Godina trekatëshe e stilit mesjetar, është thuajse e amortizuar plotësisht, ndërsa rrezikshmëria e shembjes është e lartë.Dy vite me pare kjo banese u perfshi nga flaket si pasoje e nje shkendije elektrike dhe pavarësisht projektit të hartuar nga Drejtoria e Monumenteve, vonesa e fondeve solli dhe rrezimin e fasadës prej 30 m2 te banesës 200 vjeçare e shpallur Monument Kulture.Por mesa duket per institucionet te cilat pergjigjen ligjërisht për banesat Monument Kulture, ka mjaftuar vetem vendosja e një tabele ku shkruhet "kujdes, rrezik shembjeje". Inxhinieri Drejtorisë së Monumenteve, Dorian Çeribashi, shprehet se ne kete rast jane emergjencat civile ato te cilave u kalon pergjegjesia.Ndërkohë banorët që jetojnë pranë kësaj banese shprehen të shqetësuar pas kësaj situate, ndërsa përreth godinës nuk është vendosur asnjë shirit paralajmërues.Shtëpia e Hadërajve e vendosur në lagjen "11 Janari" në Gjirokastër konsiderohet si një nga kartolinat e qytetit, nisur nga stili arkitektonik i saj. Neglizhenca e organeve përgjegjëse, ka bërë që ky Monument, pasuri kombëtare të shkojë drejt rrënimit total, madje duke diskutuar shembjen e plotë të saj.Ne Gjirokaster numerohen 20 objekte, pjesa më e madhe Monument Kulture, prej të cilave ka edhe nga ato të kategorisë së parë, të cilat janë shembur apo janë drejt degradimit të plotë, por që sipas Drejtorisë së Monumenteve nuk përbejnë rrezik për banorët.